Njoftim me rëndësi nga Kakavija, për udhëtim drejt Greqisë ju duhen këto dokumente
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2021, 15:03
Të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin drejt Greqisë duhet të kenë me vete formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anti-Covid i cili është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).
Njoftimi vjen nga autoritetet doganore greke në Kakavijë.
Në çdo rast, testet anti-Covid njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.
Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë.
Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-Covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

