Përplasje me policinë bashkiake për pronën, banorët e Baldushkut kërkojnë të pritet vendimi i Apelit

Banorët e fshatit Mustafa Koç në njësinë administrative të  Baldushkut u përplasën sot me policinë bashkiake.

Janë 40 familje të cilat prej dy vitesh po u cënohet e drejta e pronës.

IMT vijoi aksionin për ti hapur rrugë projektit të bashkisë për ndërtimin e banesave për banorët e prekur nga tërmeti 26 nëntorit 2019.

Banorët thonë se po u rrëmbet prona private që e kanë të fituar me vendim gjykate, ndërkohë që kërkojnë që të pritet vendimi nga Apeli ku vijon shqyrtimin çështja.

Përplasje me policinë bashkiake për pronën, banorët e

"Policia bashkiake thotë se nuk e njohin vendimin e gjyqit. Kemi vendim gjyqi, tani fola me avokatin në telefon dhe më tha se duhet ti njohin medeomos  vendimet e gjyqit. Këtu kemi kadastrën e  shtetit, 93 dynym tokë, ai thotë është tokë shtet. Dy magazina që kemi bërë shtëpiat në tokë tonën i kemi dhënë lekët shtetit, kontratë shitje dhe blerje".

"Vijnë me forcë dhe dhunë dhe vazhdojnë punimet. Kur vijnë televizionet fshihen, se ishte gardh policie".

"Çështja është në Gjykatën e Apelit. Nuk jemi kundër rindërtimit të shtëpive por shteti të marrë vetëm pronën e shtetit, 2926 metër katrorë që nuk e posedojmë akoma, e posedon shteti, kanë qenë rezerva të shtetit. Pjesa tjetër është kthyer e gjitha. "

"Duan të na sjellin një rresht shtëpish përreth shtëpive tona. I bie të ikim se nuk jemi në qytet. Po të ishte ashtu do kishim ikur në qytet."

"Ne fshatarë jemi, kemi nevojë për një lopë, pulë, dele, apo të mbjellim një domate. Nëse shteti do të bëjë këtu vila, le të na heqë ne fare dhe të na mbledhë të gjithëve në një vend. Zgjidhje tjetër nuk kemi.Erdhi një ekspert i bashkisë dhe nuk dha sqarim, nuk njoh vendimin e gjyqit."

"Avokati thotë se i kanë bërë në mënyrë të parregullt".

"Nëse nuk marrin vesh në rrugë ligjore do të merremi me mënyra të tjera".

"Do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese ose SPAK.Te e fundit fare do ta çojmë në Strasburg çështjen."