Jashtë përdorimi 50 % e dhomave të sigurisë në komisariate në Shqipëri

Në instituiconin e vuajtjes së dënimit në Kavajë janë aktualisht 21 fëmijë. Avokati i Popullit në bashkëpunim me UNICEF evidentuan problematikat më serioze në institucionin e vuajtjes së dënimit për të miturit gjatë periudhës së pandemisë.

Në raport u konstatua se dhomat e shoqërimit janë jashtë standardeve si dhe ka mungesë të mjekëve dhe të psikologëve.

Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishi tha se janë nxjerrë jashtë përdorimit pothuajse 50 % e dhomave të sigurimit në komisariate, pasi janë jashtë standardeve.