Në spital psikiatrik pas vrasjes së kryefamiljarit, nënë e bijë dërgohen për kurim
Gjykata e Dibrës ka vendosur që Mine dhe Aida Lezi, nënë e bijë, të cilat dyshohet se vranë Ylber Lazin në Klos, të dërgohen në psikiatri. Nënë e bijë vranë bashkëshortin dhe babain mbrëmjen e së dielës pas një konflikti verbal duke e goditur me mjete të forta në kokë.
51-vjeçarja Mine Lezi dhe 21 vjeçarja Aida Lezi, nënë e bijë, të cilat dyshohet se kanë vrarë me sende të forta 47 vjeçarin Ylber Lezi mbrëmjen e së dielës, janë dërguar në spital psikiatrik.
Gjykata e Matit vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë në seancën e masës së sigurisë të mbajtur këtë të mërkurë, për t'i dërguar për kurim pasi nënë e bijë vuanin nga problemet mendore.
Fillimisht ata do t'i nënshtrohen edhe ekzaminimeve të hollësishme në spitalin Rajonal të Dibrës e më pas do të transportohen në një nga spitalet psikiatrike të vendit tonë.
Mbrëmjen e së dielës dyshohet se pas një konflikti, nënë e bijë kanë goditur me mjete të forta kryefamiljarin Ylber Lezi, i cili humbi jetën në vend.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gurrë e Vogël në Klos ndërsa gruaja dhe vajza e viktimës, siaps fqinjëve kishte vite që kishin shfaqur probleme mendore.
Policia tha në deklaratë për media se Mine e Aida Lazi fillimisht janë përfshirë në një sherr verbal me Ylber Lazin rreth orës 21:45 minuta, ndërsa fqinjët që e kanë dëgjuar sherrin lajmëruan policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes rreth orës 22:30, ku edhe konstatuan trupin e pajetë të Ylber Lazit.

