Problemi pa zgjidhje në Durrës, mbeturinat në periferi zënë rrugët kryesore

Edhe pse u paraqit nga institucionet sikur problemi i mbetjeve në Durrës është zgjidhur, sitata mbetet e rëndë në periferinë e qyetit ku mbetjet urbane kanë zënë rrugët e trotuaret. Banorët shprehen të shqetësuar, ndërsa thonë se Bashkia është në dijeni të problemit por ka munguar ndërhyrje.

Një kontratë e lidhur mes Bashkisë së Durrësit dhe Landfillit të Sharrës dhe miliona euro të vëna në dispozicion nga qeveria, u mendua se do t’i jepnin fund problemit të mbetjeve në qytetin bregdetar.

Por pavarësisht se Bashkia e Durrësit ka tanimë një vend për të depozituar mbetjet, dhe para për të bërë menaxhimin e tyre, situata me mbetjet urbane vijon të jetë shqetësuese.

Nëse mbetjet në qytet janë hequr, problematike situata paraqitet në periferi.

Këto pamje vijnë nga zona e Kënetës në Durrës.

Mbetjet mund të gjenden në çdo cep të rrugëve, ndërsa banorët shpehen se Bashkia nuk i ka pastruar prej kohësh.

"Bashkia thotë do ti heqim dhe gjë nuk bëhet."

Ata thonë se jetesa është bërë e padurueshme në këto kushte.

"Vetëm që nuk kemi shkuar te Zoti, se për këta të bashkisë…"

Shprehen se të gjitha institucionet janë në dijeni të këtij problemi, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.

"Më mirë të marrin një automatik  dhe të na vrasin të gjithëve sesa të na lënë kështu."

Bashkia e Durrësit është përfshirë vitet e fundit në kriza të herëpashershme të mbetjeve, ndërsa pak javë më parë plehrat qëndruan rreth 10 ditë në rrugët e qytetit.