"Na gritë nga lekët, na mbytët! Qytetarët ankohen për ofertat e "çmendura" të One
Të rinjtë vijojnë të ankohen për paketat e shtrenjta që ofron kompania telefonike One. Ato thonë se një paketë në kompaninë One i mbulon ato me internet vetëm për 10 ditë e nëse nuk do të kishin ëireles, ju duhet të bëjnë ofertën më shumë se një herë në muaj pasi, siç thonë ata, interneti për to është i domosdoshëm.
"Të rinjtë kamarierë dhe banakierë punojnë, ndonjë call center, si do të jenë të përballueshme?"
Si ky i ri janë me qindra që ankohet për tarifat e shtrenjta të paketave telefonike.
"Paguaj 7 mijë lekë të vjetra për 1000 minuta, ka persona që paguajnë 5 mijë lekë për 2500 minuta. Nuk është e drejtë.
Përveçse të shtenjta paketat e ofertave nuk mjaftojnë për të gjithë muajin.
"Dy herë në muaj ofertë."
"Kam One, herën e fundit që bëra ofertën mbaroi për 10 ditë."
"Paketë mujore bëj unë dhe për 10 ditë harxhohet."
"Dy herë në muaj."
Në këtë situatë, shpëtim për ta janë lokalet nga ku mund të marrësh internet falas.
"Mbarojnë shumë shpejt."
"Internet kam në shtëpi unë."
"Konsumohet shumë shpejt, për 5 ditë 20 Giga. Me një numër tjetër 5 Giga mund ti kesh për 20-30 ditë."
Kërkojnë nga kompania…
"Na gritë nga lekët, na mbytët! Mbarojnë shumë shpejt."

