Lojëra fati përmes celularit, arrestohen pronarët e një lokali në kryeqytet

Dy persona ranë në prangat e policisë së Tiranës pasi organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit.

Të arrestuarit janë shtetasit Ilir Kotori dhe Xhefri Ismaili, 44 vjeç dhe 24 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 njësi kompjuteri, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

"Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tyre, në rrugën “Studenti”, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularët e tyre".   

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.