"Bashki e qeveri të vdekur, shëndeti në rrezik" , Petrit Vasili dhe Luan Baçi reagojnë për katastrofën në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2021, 11:59
Luan Baçi dhe Petrit Vasili, dy deputetë e zgjedhur nga PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 prillit, kanë reaguar ashpër për emergjencën mjedisore në Fier të shkaktuar nga djegia e fushës së mbetjeve.
Në një postim në facebook, Baçi dënon me forcë mosreagimin e autoriteteve mbi situatën që vijon përshkallëzimin. Ndërsa zjarri vijon në fushë, tymi toksik ka mbërritur deri në qytetin e Fierit.
Po në rrjetet sociale reagoi ashpër edhe Petrit Vasili, duke e përshkruar atë që po ndodh në Fier një katastrofë.
"Katastrofe ne Fier! Fusha e mbeturinave ne Mbrostar ne flake e tym. Bashki e Qeveri te vdekur. Shendeti i banoreve ne rrezik".