Pas Afganistanit dhe Irakut, ish-marinsi amerikan kërkon të kontribuojë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një tjetër takim online me të rinj në kuadër të nismës “Gati Për Shqipërinë”. Të rinj shqiptarë të arsimuar jashtë dhe jo vetëm, kanë vijuar me prezantimet e ideve të tyre për t’u angazhuar dhe për të dhënë kontributin e tyre në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se e çmon interesimin dhe besimin e tyre duke e hedhur këtë hap për t’iu bashkuar kësaj platforme.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, të interesuarit shprehën ambicien e tyre për të kontribuar sa i përkket fushave të ndryshme, si ajo e biologjisë molekulare, arkitekturës dhe projektues të zhvillimit urban, fushat hidrike, atë të arsimit, etj.

Interesant ishte prezantimi i ish-efektivit të këmbësorisë së Marinës Amerikane, Olsi Çobo, i cili kishte marrë pjesë në misione ushtarake në Afganistan dhe Irak, ndërsa shprehu vullnetin e tij për t’u kthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në Forcat e Armatosura.

Dhe ashtu si  në takimet e mëparshme, zëvendësministres sw Arsimit, njëherësh dhe koordinatore e projektit “Gati për Shqipërinë”, Bora Muzhaqi, iu ngarkua detyra e koordinimit të institucioneve përkatëse sipas angazhimeve të aplikantëve.