Bien kabllot e rrjetit elektrik gjatë natës, bllokohet qarkullimi në lagjen nr. 4 në Durrës

Kabllot e shumta qe kalojnë mbi rrugë kanë renë gjatë natës dhe kanë bllokuar rrugën në udhëkryqin pranë postes qendrore të Durrësit.

Policia ndodhet  në vendngjarje dhe ka marre masa qe të mos ketë aksidente.

Kabllot në rrugë janë një problematikë e hershme në Durrës, pasi janë  të vendosura në mënyrë abuzive pa asnjë kriter.

Banoret e lagjes 4 të rrugës "Enver Zazani", thonë se është hera e katërt qe ndodh ky fenomen. Deri tani nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e situatës.