Bulqizë/I riu hidhet nga kati i tretë i pallatit, banorët lajmërojnë policinë, te Trauma për mjekim

Një 29-vjeçar në Bulqizë është hedhur në rrethana të paqarta nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Fatmirësisht 29-vjeçari është pikasur nga banorët e pallatit, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

I riu është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë por për shkak të frakturave në trup më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia e Bulqizës ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.

Më herët në Tiranë, rreth orës 18:40, në Unazë të Re, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A. D., rreth moshës 55 vjeç.

Nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.