“Nuk votojnë ligje por…”/ Murrizi poston foto: Më të mirët e Kuvendit, që ju shërbejnë deputetëve

Ditën e djeshme (8 korrik), ishte seanca e fundit plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ku shumë deputetë në shtator nuk do të jenë pjesë e Paralmentit, pasi nuk arritën që të fitonin mandat në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërkohë ditën se sotme, Myslim Murrizi ka postuar dy foto me stafin e kafes së parlamentit, ku krahas tyre shkrun se ata nuk votojnë ligje, por ama njohin më mirë se kushdo tjetër çdo deputet që ka hyrë në këtë institucion.
“Nje foto me ma te miret e Kuvendit. Keta nuk flasin ne Kuvend, nuk votojne, nuk bejne ligje apo debate por prej shume vitesh ju sherbejne deputeteve dhe besoj qe njohim me mire se kushdo tjeter, çdo deputet qe ka hyre e ka dale ne Kuvend.
Nje falenderim dhe mirenjohje per keta njerez te mrekullueshem dhe punonjes model qe me buzeqeshjen e Tyre kane fituar rrespektin e çdo deputeti” shkruan Murrizi.