Më 13 korrik hapet pika doganore e Tre Urave, qytetarët që udhëtojnë drejt Greqisë të inormohen për protokollin

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka  njoftuar se duke nisur që prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund lëvizin drejt Greqisë.

Bëhet e ditur se pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00, dhe do të jetë e hapur për 24 orë, pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.

Po ashtu që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe dhe autobusëve.

MEPJ, këshillon qytetarët që përpara se lëviznin drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, të inormohen për protokollin.