Aksident në aksin Shkodër- Velipojë, makina përfundon në kanal, plagosen dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2021, 23:10
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër- Velipojë. Burime për Ora News, bëjnë me dije se një automjet ka përfunduar jashtë rruge në kanalin anësor.
Mësohet se si pasojë e aksidenti janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ora News, ka siguruar dhe pamje nga aksidenti, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, dhe po merren me rrethanat e aksidentit.

