Mëngjesi nis i kthjellët, por moti parashikon surpriza për ditën e sotme
Sipas MeteoAlb vendi ynë në pjesën më të madhe do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta gjatë paradites.
Por mesdita dhe pasditja do te shtojnë vranësirat, ku pjesërisht në zonën e ulët dhe malore do të krijohen mundësi për reshje të izoluara. Por mbrëmja rikthen motin e qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri ne 3 ballë.
Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Europa Qendrore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu vijon Veriu i kontinentit. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në dominimin e motit të kthjellet dhe kalimeve të pakta të vranësirave.
