Tomorri sërish në rrezik, era dhe temperaturat rikativizojnë një vatër zjarri

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë riaktivizuar sërish një vatër zjarri në malin e Tomorrit.

Mësohet se vatra e zjarrit është në një lartësi mbi 1800 m, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Për shuarjen e saj kërkohet ndërhyrje nga ajri përpara se situata të eskalojë.

Për 9 ditë më radhë mali i Tomorrit u përball me flakët e zjarrit, duke shkaktuar dëme kolosale në kurorën e gjelbërt të tij.

Gjithçka nisi nga një zjarr i ndezur për tu ngrohur nga banorë të zonës, të cilët mbledhin bimë medicinale në mal.