"Nuk vendoset rendi dhe siguria me afate", Dogjani: Nuk ka polic të keq, ka drejtues të keq
Atë të cilën qeveria dhe ministrua e Brendshme po tentojnë ta shesin si një reformë dhe ristrukturim të policisë së shtetit, Asllan Dogjani e konsideron thjesht një riciklim.
I ftuar në Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, ish-deputeti i PD-së dhe ish-drejtuesi i Policisë thotë se nuk mund të rivendoset rendi dhe siguria me afate.
Dogjani: Nuk kam besim në këto reformat që bëhen. 100 ditët e kryeministrit më kujtuan premtimin e 300 ditëve para ditëve për të vendosur rend dhe siguri. Po të ishte puna me afate pse nuk e ka zgjidhur deri sot. Reforma nuk bëhet me emra dhe individë. Duhet një analizë çfarë ka shkuar keq dhe pse. Është thjesht një riciklim. Janë të detyruar, edhe kryeministri dhe ministri nuk mund të marrin masa ekstreme ndaj tyre sepse këta drejtues i kanë përdorur për të vjedhur zgjedhjet dhe kanabizuar Shqipërinë.
Është shumë e vështirë që policia e shtetit, flas për drejtuesit e saj, të rikthehen në normalitet sepse po këta drejtues ishin dje të implikuar në numërimin e bimëve narkotike në çdo drejtori policie. Në 2016 Shqipëria u mbush plot me drogë, këta drejtues policie ishin në punë, ishin në terren, ishin drejtues, u implikuan në kultivimin e bimëve narkotike sepse ishin politikat e ministrisë dhe qeverisë për kanabizimin e vendit. Këta persona nuk mund të kthehen më në normalitet se i kap për hunde nesër ai banditi që i ka përdorur dhe u ka dhënë para për të kultivuar bimë narkotike.
Rrëzohet aeroplani në Suedi, humbin jetën 9 persona
9 Korrik, 19:20
Dogjani thotë se policisë i duhet një reformë në themel që nga ligji për policinë e deri te rekrutimet.
Dogjani: Duhet me fillu në themel, që me ligjin e policisë së shtetit, rekrutimin e policëve, largimin e policisë nga politika. Unë kam punuar në policinë e shtetit. Nuk ka polic të keq, ka drejtues të keq. Nëse drejtuesi vjedh, është i implikuar, është i lidhur me bandat çfarë do të bëjë polici?
Nga ana tjetër, ish-deputeti është kritik edhe për faktin se përgjegjësia kërkohet nga poshtë dhe jo te kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu.
Dogjani: Këta paskan përgjegjësi po ky drejtuesi nuk paska përgjegjësi për situatën në të cilën ndodhet rendi dhe siguria publike?

