Dy turistë konfliktohen me njëri-tjetrin në Orikum për gërvishtjen e makinës, goditen me sende të forta

Një konflikt mes dy turistëve është regjistruar, pasditen e sotme në Orikum të Vlorës.

Ora News mëson se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, sakaq të dy turistët, kanë përdorur kundrejt njëri-tjetrit sende të forta.

Si pasojë të dy janë plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

Burime bëjnë me dije se dy drejtuesit e mjeteve, fillimisht kanë përplasur makinat mes njëri-tjetrit e më pas kanë dalë nga makinat, ku si pasojë janë përfshirë në konflikt dhe janë goditur me sende të forta.

"Më datë 09.07.2021, rreth orës 19:55, në aksin Llogara- Orikum, në afërsi të një lokali, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta duke u përfshirë  në konflikt  dhe disa prej pasagjerëve" njofton policia.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.