Vrau me shufër hekuri përgjegjësin në punë, dënohet me 22 vite burg shqiptari në Angli
Elton Sefa, 24 –vjeç është dënuar me 22 vure burg për vrasjen e një shoku të punës.
BBC bën me dije 24 vjeça, goditi përgjegjësin John Woodward me një shufër metali mbi tre metra të gjatë, në një sulm që u filmua nga kamerat e sigurisë.
Ngjarja ka ndodhur në 17 Prill 2018, dhe e gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë.
Trupi i 47-vjeçarit u gjet nga shërbimet e përpunimit të mbetjeve në Hatton Garden, Londra qendrore.
Kamerat e sigurisë të hapura nga policia, treguan Sefan duke ecur drejt Ëoodëard dhe duke e goditur atë me shufër hekur tre herë ndërsa ishte shtrirë në tokë.
Ende nuk është e qartë se çfarë e bëri Sefan të vriste Woodward. Sidoqoftë, në ditën e sulmit Woodward kishte goditur menaxherin e tij të zyrës i cili i kishte thënë se Sefa ishte i bezdisur sepse ai pretendonte se ishte nënpaguar.
Pas sulmit Sefa kapi një aeroplan për në Amsterdam përpara se të udhëtonte për në Shqipëri, ku u arrestua në Shkurt 2019. Ai u soll përsëri në Mbretërinë e Bashkuar në Janar 2020 për t’u përballur me gjyqin

