Rama për ‘The Economist’: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, si pushtimi i Trojës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama , e ka krahasuar rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Europian, me vitet që u deshën për të pushtuar Trojën.

Në një konerencë për shtyp për ‘The Economist’,  kreu i qeverisë tha se marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE nuk kanë ndryshuar.

“U deshën disa vite për të pushtuar Trojën. Në të njëjtën mënyrë po përparon edhe përvoja e vendeve të Ballkanit në radhët e BE,”– tha Rama.

Ndër të tjera Rama u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “po presin për Godonë”, duke iu referuar librit të Samuel Beckett.

"BE është një simulim i punës së Samuel Beckett," tha Rama duke shtuar se ai është i vendosuur se do  vazhdojë rrugën drejt BE.

"Ballkani ka qenë në procesin e integrimit për shumë vite dhe ne do të bëjmë gjithçka për të qenë anëtare i Evropës. Nuk kemi alternativë tjetër dhe nuk duam të kërkojmë për alternativë tjetër. Por është shumë e lodhshme të qëndrosh në dhomën e pritjes. Ne duhet të vazhdojmë përpjekjen, sepse ajo që na siguron procesi i integrimit është një mjet unik i modernizimit. Ky modernizim ka të bëjë me ndërtimin e shteteve në këtë rajon që funksionojnë si demokraci, që kanë institucione që shkojnë përtej partive, qeverive dhe marrëdhënieve midis qytetarëve dhe shteteve që janë të sigurta dhe të qëndrueshme."- tha Rama.