Breshër në mes të verës, shikoni pamjet nga Hasi i Kukësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2021, 19:40
Jemi në stinën e verës, por kapriçot e motit nuk kanë munguar. Në Has të Kukësit ka rënë breshër, i shoqëruar me reshje shiu.
Si pasojë e breshërit, janë shkaktuar dëme të mëdha në pemët e stinës dhe në të mbjella.
Ora News ka siguruar edhe videon nga breshëri, i cili ka ‘pushtuar’ Hasin.