Aksioni i policisë, Crawford: Kaosi në plazhet e Shqipërisë, dështim i qeverisë
Në një lidhje me “Skype” , për edicionin e lajmeve të Ora News nënpresidenti i Republikanëve, jashtë Amerikës, Mark Crawford, ka folur për një sërë çështjesh, për vendin tonë, nga ekonomia e deri tek politika.
Sipas tij, Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme, teksa shton se Ambasada Amerikane është e interesuar për projektin e Skavicës dhe gazit në Vlorë. Ai shton se këto dy projekte do të sjellin rezultat pozitiv për vendin tonë.
“Është interesant se gjatë kësaj periudhe që unë kam qenë në Shqipëri, është një vend me të ardhura të mesme, nuk është një komb i varfër. Ndonjëherë ato kombet që janë më të zhvilluara, por jo shumë të zhvilluara, ndonjëherë gati janë lënë pas dore, sepse nuk kërkojnë ndihmë dhe nuk bëjnë përpjekje për investime të mëdha. Ne ishim në atë dhe Trump kishte për interes për Kosovën dhe Serbinë, dhe investimi që do bëhej atje për marrëveshjen ekonomike që ishte bërë do të përfitonte edhe Shqipëria. Kështu që kishte një rishikim pozitiv për investim në Shqipëri. Besoj se Skavica, Hec-në Vlorë, është një nga rezultatet pozitive. Ambasada është shumë e interesuar për të dyja këto projekte, dhe ka mbështetjen edhe të DASH. Do kemi një rezultat pozitiv me Skavicën.”
Përsa i përket arbitrazhit kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti, pronari i televizionit “Agon”, ku Shqipëria i detyrohet 100 milion euro pasi humbi gjyqin Crawford, është shprehur se kjo mund të përballohet me ndonjë sigurim nga Banka e Zhvillimit Amerikan.
"Shqipëria ka potencial, ka sektore për të investuar, por ka edhe rrezik. Besoj se të ketë ndonjë çështje arbitrazhi, nuk është çudi, por nëse ka shumë edhe kanë probleme me të, është një flamur jeshil. Kjo mund të përballohet me ndonjë lloj sigurimi nga banka e zhvillimit amerikan."
Ndërkohë, për shpalljen “Non Grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, theksoi se një vendim i tillë nuk është çështje dëshire.
"Nuk është se mund të shpallet “Non Grata”, çdo njeri që ne pëlqejmë ose nuk pëlqejnë. Besoj se ata do të kenë evedencë që të jetë prezantuar prapa skenave. Ne në biznes privat nuk jemi përfshirë fare në këtë, as dimë detajet, është diçka që është bërë brenda përbrenda departamentit të shtetit. Mesa di unë ka pasur edhe disa njerëz të tjerë në Shqipëri që kanë qenë të shpallur non grata."
Në lidhje me kontrollet e policisë në bregdete dhe lejet e hapësirave, është shprehur se ky është një dështim i qeverisë, pasi kjo e fundit sipas tij, ka pasur kohë për të menaxhuar situatën, dhe aksioni nuk duhet ë lihej për tani.
"Kam shumë miq amerikanë që janë duke ardhur në Shqipëri, dhe mendoj se Shqipëria është hapur për punë dhe amerikanët janë duke ardhur. Shpresoj që kjo do të përkthehet jo vetëm me turizëm por edhe me investim më të madh.
Në pikëpamjen time, ka filluar sezoni dhe nuk është e qartë leja se kush mund të ketë çadra dhe kush mund të shfrytëzojnë plazhin, dhe këto kalojnë ndonjëherë në sherre siç kemi parë në vendet e tjera, është një dështim pjesërisht nga qeveria, sepse duhet të jetë më e qartë, ka pasur kohë për të ndarë lejet. Policia është për të zbatuar, por besojë se ata që janë në pozitë për të vendosur duhet të kishin vendosur, nuk duhet ë presim korrikun ose mesin e korrikut të dimë kush ka leje për të shfrytëzuar plazhin."
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini

