Berat/ Aksident në orët e para të mëngjesit, përplasen dy makina, plagosen shoferët

Një aksident ka ndodhur në Berat, rreth orëve të para të mëngjesit të  sotëm.

Dy mjete janë përplasur ballë për ballë me njëra-tjetrën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:27 minuta përpara shkollës "22 Tetori".

Si pasojë e përplasjes mjetet janë shkatërruar, ndërsa drejtuesit e tyre kanë marrë lëndime.

Të plagosur mbetën drejtuesi i mjetit Mercedez Benz, Damian Xhaferi, 35 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tij Wolswagen, Marjus Deliu, 25 vjeç.

 Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.