Basha takon ambasadorin Mitsuyuki: PD mbështet investimet japoneze në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim  Basha, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Japonisë në Shqipëri,Takada Mitsuyuki.

Gjatë takimit me diplomatin japonez Basha thotë se i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që Japonia bujarisht ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës.

Basha nënvizon se Partia Demokratike do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik, me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin.

Basha takon ambasadorin Mitsuyuki: PD mbështet investimet japoneze nëBasha takon ambasadorin Mitsuyuki: PD mbështet investimet japoneze në