Plagosi 48-vjeçarin me dyshimin se i vrau djalin, dënohet me 12 vjet burg ish-mësuesi në Delvinë
Gjykata e Sarandës ka dënuar me 12 vite burg ish-mësuesin e fshatin Kopaçëz të Delvinës, Kadri Nora.
74-vjeçari Nora është dënuar me 10 vite burg për “vrasje me dashje mbetur në tentativë” dhe 5 vite burg për “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, por në bashkim të dënimeve u dënua në total me 12 vite burgim.
Vendimi është dhënë në 7 korrik nga gjyqtari Shkelzen Licaj.
Në 20 janar 2020, Nora plagosi me armë zjarri Martin Dedën, atëherë 48-vjeç, pikërisht ditën kur ky i fundit do të shpërngulej familjarisht nga fshati Kopaçëz.
Deda mori vetëm një plumb në këmbë, duke i shpëtuar atentatit. Pas kësaj ngjarje Kadri Nora është vetëdorëzuar në polici, duke çuar tek blutë e Sarandës edhe armën e krimit, automatik model 66 e kalibrit 7.62 mm.
Zjarr masiv në fabrikën e pijeve, humbin jetën 52 punëtorë
9 Korrik, 15:30
Autorit dhe i plagosuri kanë pasur vazhdimisht konflikte, pas vrasjes se djalit të Kadri Norës, një krim që mbeti i pazbardhur.
35-vjeçari, Enkeled Nora, i cili punonte si bari, u gjet i plagosur në këmbë me pistoletë në 8 shtator të 2015, në vendin e quajtur Pigadhë të fshatit Kopaçëz.
Ai u transportua rreth 1 kilometër drejt një stani ku iu dha ndihma e parë, por nuk u mbijetoi plagëve të marra e ndërroi jetë.
Policia deklaroi atëherë se nuk gjeti as gëzhoja dhe as armë zjarri në vendngjarje e krimi mbeti i pazbardhur, ndërsa nuk u saktësua kurrë nëse bëhej fjalë për një vrasje apo vetëvrasje.
Ngjarja u dyshua se vinte për shkak të konfliktit për parcelat me kanabis, te cilat lulëzonin në atë kohë në vendin e njohur si Pigadhe, ku edhe u gjet i plagosur Enkeled Nora.
Babai i viktimës, Kadri Nora vazhdimisht akuzonte për krimin Martin Dodën, i cili kishte mbërritur në fshatin Kopaçëz prej disa vitesh e ku punonte edhe ai si bari, në të njëjtën zonë.
Nora, ish-mësues në fshatin Kopaçëz, kishte mësuar faktin se Martin Doda po synonte të largohej bashk2ë me familjen nga ky fshat e në këto kushte, ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi për vrasjen e të birit.
Furgoni i Martin Dodës ishte i ngarkuar me rrobat dhe plaçkat e familjes që mesa duket kishin në plan të riktheheshin në Mirditë.

