Video/ Rama i “tregon vendin” kryebashkiakut në fund të mbledhjes: Ulu, se nuk të dhashë fjalën ty

Në fund të takimit me kryebashkiakët socialistë në selinë e kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama i ka “treguar” vendin njërit prej tyre që kërkoi të merrte fjalën.

Rama i kërkon atij të ulet në vend pasi nuk i ka dhënë fjalën atij dhe e përmbyll deklaratën duke thënë se shpreson shumë të shikojë rezultatet sa më shpejt.

“Të lutem ulu, ulu, se nuk të dhashë fjalën ty. Ulu! Shumë faleminderit, këtu mbyllet dhe shpresoj shumë që të shikojmë rezultatet sa më shpejt. Për të mirën tuaj, për të mirën tonë, mbi të gjitha për të mirën e njerëzve dhe të vendit,” tha Rama.