“Fati” i Metës shtyhet në shtator, relatori Kalo i kërkon Kushtetueses 45 ditë kohë të njihet me dosjen

Gjykata Kushtetuese pritet që të diskutojë në fillim të muajt shtator kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Relatori i çështjes Përparim Kalo, ka kërkuar 45 ditë kohë për tu njohur me dosjen, e kjo ka bërë që debate kushtetues të zhvillohet në të njëjtën kohë kur Meta do të ketë në dorë për të vendosur mbi kabinetin e ri qeveritar të Edi Ramës. 

Gjykata Kushtetuese, do të diskutoje mbi fatin e Ilir Metës, në të njëjtën kohë kur ai do të këtë në dorë emrat e kabinetit qeveritar.

I gjithë debati kushtetues pritet të zhvillohet në fillim të muajt shtator,  kohë kur nis sesioni i ri parlamentar dhe Ilir Meta, do duhet të shprehet me dekrete për emrat e kabinetit të ri të Edi Ramës.

Relatori Përparim  Kalo, ka kërkuar 45 ditë kohë që të njihet me dosjen për të përgatitur materialin.

Pas këtij procesi do të përcaktohet data e seancës  ku do të shqyrtohet vendimi i kuvendit për shkarkimin e tij.

Dosja e dorëzuar nga kuvendi është voluminoze dhe trupës gjykuese kushtetuese i duhet kohë të njihet me argumentet e parlamentit.

Ajo çfarë mbetet me interes është fakti në qoftë se Gjykata Kushtetuese do ta marrë vendimin për kreun e shtetit me 7 anëtarë sa ka aktualisht, apo kjo kohë do t'i shërbejë institucioneve për të plotësuar vendet vakante duke e çuar numrin e gjyqtarëve në 9.

Në Gjykatë Kushtetuese mungojnë dy anëtarët e gjykatës së lartë ndërsa kryetarja Vitore Tusha, vazhdon të qëndroi në detyrë edhe ndonëse mandate i ka përfunduar.

Gjykata e Lartë duhet të plotësohet me 10 anëtarë  nga 7 që ka aktualisht, në mënyrë që të mund të nisë procedurën për plotësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 

Procesi për plotësimin e Gjykatës së Lartë ka nisur, ku 3 kandidatë janë në proces pikëzimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërsa pranë Gjykatës së Lartë  9 kandidatë kanë shprehur interes  për 3 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.