"S'kemi një pikë ujë!" Banorët e Elbasanit vuajnë prej 20 vitesh mungesën e investimeve
Përballë të nxehtit përvëlues banorët e lagjes “5 Maji” në Elbasan nuk kanë as ujë të pijshëm.
Ata luten dhe shpresojnë se një ditë edhe në çezmat e tyre do të rrjedh një pikë ujë.
"O Zot të kem një çikë ujë!"
"Ishalla, shpresojmë që të gjejmë një zgjidhje."
Thonë se e kane këtë problem prej 20 vitesh.
"Kemi 25 vite që kemi ardhur në këtë lagje, nuk kemi pasur asnjëherë unë."
"Unë kam 16 vjet që kam ardhur në këtë lagje, s'kam pasur ujë. Vetëm ditën e parë që e kam lidhur."
Ujin për të pirë e blejnë, e për nevojat e tjera e paguajnë 1000 lekë për orë.
"Kemi një pus atje në Gogolesh lart e blemë me 10 mijë orën."
Ndaj institucioneve nuk kanë me asnjë pritshmëri .
"Edhe kur vijnë për fushata për gjëra do sjellim, do sjellim. Asnjëherë ujë."
"Aq më tepër që kur janë fushatat e zgjedhjeve na premtojnë. Prit ne, hiç. Kemi qenë me mijëra herë dhe asnjëherë nuk ka kanë dhënë zgjidhje."
"Të jesh në shekullin 21 dhe të mos kesh ujë, sikur jemi në mesjetë."
"Asnjë pikë ujë, më keq s'ka."
Qindra banorët e kësaj lagjeje nuk kanë marrë kurrë zgjidhje për problemin e tyre, ndërsa zona përballet edhe me probleme të tjera infrastrukturore.
