Ulet avioni i parë në Kukës, fluturimi nga kompania ajrore zvicerane “Helvetic Airlines”
Në Aeroportin e Kukësit është ulur zyrtarisht për herë të parë avioni nga Zyrihu i Zvicrës i kompanisë “Helvetic Airlines”.67 pasagjerë u pritën me tapet të kuq ndërsa përfaqësuesit e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës thanë se aeroporti do t`i shërbejë zhvillimit të turizmit në të dyja shtetet.
Është ulur për herë të parë të premten në mesditë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” avioni nga Zyrihu i Zvicrës.
Ky është fluturimi i parë zyrtar nga kompania ajrore zvicerane, “Helvetic Airlines”, që pas hapjes së aeroportit.
67 pasagjerë u pritën me tapet të kuq.
"Kushte të mira, veç u ectë mbarë e mirë."
"Fluturimi i mirë, pritja shumë e mirë."
"Momentalisht duket bukur, shpresojmë që në të ardhmen me një kapacitet më të madh."
Në cermoninë zyrtare të fluturimit të parë Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se aeroporti i Kukësit është një vepër e madhe e cila do t`i shërbejë të gjithë trevave shqiptare.
"Aeroporti bëhet fiks aty ku ne kemi edhe politikat tona. Gjatë verës të shfrytëzojmë detin dhe gjatë dimrit bjeshkët në dy anët e kufirit."
"Do të ndikojë shumë në zhvillimin ekonomik jo vetëm të qarkut të Kukësit por gjithë Shqipërisë."
Pritshmëri të larta për zhvillimin e turizmit përmes aeroportit kanë edhe zyrtarët e Kosovës.
"Tani Prizreni e ka një aeroport edhe më afër se ai i Prishtinës. Ne synojmë që turizimin ta zhvillojmë bashkarisht."
Avioni i parë në aeroportin e Kukësit u ul më 18 prill, vetëm pak ditë para mbylljes së fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.
“





