Tenderat me porosi te SPAK-u, pse e ''harroi'' Rama elefantin në dhomë, kryebashkiakun Erion Veliaj?
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me Kryetarët e Bashkive foli me tone të ashpra kundrejt kryebashkiakëve të vendit lidhur me tenderimet publike.
Rama tha se nga analiza e procedurave të zhvilluara nga bashkitë për prokurimet publike, rezulton se nga 61 bashki, 47 prej tyre, në procedura kanë vetëm një operator ekonomik.
Po ashtu ai shtoi se janë konstatuar përzgjedhje të pajustifikuara të procedurës së prokurimit me negocim, pa shpallje paraprake të kontratës, vendosje e kritereve të veçanta, pra qepje me porosi, kualifikim dhe shpallje të fituesve të një operatori ekonomik që ka nuk plotësuar kriteret.
Rama: Nga analiza e procedurave të zhvilluara nga bashkitë për prokurimet publike, rezulton se nga 61 bashki, 47 prej tyre, në procedura kanë vetëm një operator ekonomik. Pavarësisht se procedura është e hapur teorikisht. Po kështu nga hetimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe kontrollet e KLSH-së, rezulton se pas hetimit administrative të 136 procedurave nga bashkitë, janë konstatuar përzgjedhje të pajustifikuara të procedurës së prokurimit me negocim, pa shpallje paraprake të kontratës, probleme në përllogaritjen e fondit limit, vendosje e kritereve të veçanta, pra qepje me porosi, kualifikim dhe shpallje të fituesve të një operatori ekonomik që ka nuk plotësuar kriteret. Problematikat kryesore që kanë nevojë që të adresohen në paketën e re ligjore, ku do të ketë planifikim në kohë dhe në cilësi që të shmanget procedura me negocim pa shpallje paraprake, një kancer që prej disa vitesh i kemi larguar në qeverinë qendrore.
Por duket se në këto akuza dhe deklarata, kryeministri Rama harroi "elefantin në dhomë" kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Në shumë nga prokurimet publike Bashkia Tiranës e Drejtuar nga Veliaj, tenderat shfaqin probleme të shumta.
Sipas Open Data 22.8 për qind e tenderave në bashkinë e Tiranës konsiderohen të dyshimta, duke vendosur flamur të kuq për 610 procedura, për shkak të mungesës së konkurrencës ose skualifikimit të konkurrentëve duke lënë në garë vetëm fitues.
Kur një prokurim shoqërohet me shenjën e flamurit të kuq tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin ose jo-etike të biznesit.
Po ashtu, Rama foli për tenderat të qepura me porosi, por harroi të përmendë një nga shembujt më par excellence, atë të ligjit special lidhur me Teatrin Kombëtar, ku kompania Fusha sh.p.k bëri një ofertë të pakërkuar dhe më pas u miratua ajo ligji special.
Ky projekt për Teatrin e Ri shoqërohej me 7 kulla nga pas në truallin e Teatrit, gjë e cila u kundërshtua nga shoqëria civile dhe presidenti.
Pak ditë më parë ishte Gjykata Kushtetuese ajo që e hodhi poshtë këtë ligj special, duke pezulluar edhe punimet për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, pasi ligji ishte anti-kushtetues.
Por duket se kryeministrit të vendit nuk i interesojnë këto sjellje me prokurimet publike të banjaminit të tij në krye të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi kur i duhet Lali Eri bën gjithmonë ashtu si do Kryeministri.

