“Rrëmbeu” 12-vjeçarin nga Tirana, gjykata e Sarandës lë në burg 50-vjeçaren: U prezantua si jetim

Bukuroshe Muharremi, 50-vjeçarja e arrestuar në Sarandë me dyshimin se rrëmbeu një 12-vjeçar nga kryeqyteti me qëllim shfrytëzimin për të lypur, mbetet në burg. Por para togave të zeza ajo mohoi akuzën e trafikimit, ndërsa tha se fëmija u miqësua me nipin e saj në kryeqytet ku u prezantua si jetim. 

Gjykata e Sarandës la në burg Bukuroshe Muharremin, 50-vjeçaren e arrestuar me dyshimin se rrëmbeu me qëllim shfrytëzimin për të lypur në plazhe një 12 vjeçar nga kryeqyteti.

Gruaja akuzohet për "Trafikimi i të miturve për qëllim shfrytëzimi", por në Gjykatë ajo mohoi akuzën.

50-vjeçarja, e cila gjatë sezonit të verës shet si ambulante në Sarandë, deklaroi në Gjykatë se i mituri u prezantua si jetim dhe u miqësua me nipin e saj ndërsa ata ndodheshin në Tiranë për furnizim.

Bukuroshe Muharremin tha se nuk e ka vlerësuar nëse duhet të njoftonte policinë dhe nuk kishte qëllim ta shfrytëzonte 12-vjeçarim.

"I mituri është njohur në Tiranë me nipin tim në të njëjtën moshë. Fëmija u prezantua, që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Ngaqë u miqësua me nipin tim dhe erdhi me ne. Në Sarandë, rrim tek lulishtja në Parkun “Miqësia”, aty kalojmë natën.  Gjatë ditës lëviztë në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prap në park. Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja policinë. Nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar".

Mbrojtja kërkoi masën arrest shtëpie për 50-vjeçaren në Sarandë deri në sqarimin e rrethanave, por gjyqtari Shkëlzen Licaj vendosi ta mbajë në qeli deri në fund të hetimit.

“Rrëmbeu” 12-vjeçarin nga Tirana, gjykata e