Rama me kryebashkiakët: Ju kam të gjithëve shokë e miq, por ka vijë ndarëse mes partisë e miqësisë

Kryeministri Rama në takimin e tij me kryebashkiakët u shpreh se i ka të gjithë shokë dhe miq, pro ekziston një vijë mes miqësisë, partisë dhe shfaqjeve abuzive e cila do të bëhet më e kuqe.

Zoti Rama i kërkoi kryebashkiakëve që të përvetësojnë të gjitha parashikimet ligjore si ën teori ashtu dhe në praktikë.

"Unë ju kërkoj përpara se të jetë vonë, përvetësimi nga juaj të gjithë parashikimeve ligjore në teori por edhe në praktikë, si dhe vetë-dijësimin tuaj për pasojat që do të vijnë në rast të mosrespektimit të parashikimeve të reja ligjore. Roli që ju duhet të merrni është sa themelor aq edhe i panegociueshëm me qeverinë apo me mua personalisht. Ju jeni shokë, shoqe dhe miqtë e mi, por vija ndarëse mes miqësisë dhe partisë sonë dhe shfaqjeve dhe akteve abuzive me detyrën do vijë duhet u bërë gjithnjë e më e kuqe dhe do skuqet deri në përvëlim përgjatë gjithë mandatit të tretë të PS-së," tha Rama.