Rama-kryebashkiakëve: Qeveria u sjell mjete, ju bëni tendera e shkoni në burg, punës t'i rrini 24 orë mbi kokë
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me Kryetarët e Bashkive u shpreh se qeveria u ka sjellë bashkive mjetet për të pastruar kanalet, por ato bëjnë tendera,duke shtuar se patjetër që do të dalin lekët dhe pastaj shkohet në burg.
Rama tha se problemi është në kokën e kryebashkiakëve, që nuk kanë ndezur akoma llambën e alarmit që t'i qëndrojnë 24 orë mbi kokë punës.
Rama: Kur qeverisa të sjell mjetet për të pastruar kanalet dhe bën tendera, patjetër që nuk të dalin lekët, patjetër që nuk funksionon se pastaj përfundon në burg. Janë dy bashki kufitare, Fieri dhe Lushnja, që qeveria u ka dhënë mjete. Sot në Fier nuk ka një kanal ku të ketë një bllokim dhe të pa pastruar. Të gjitha këto pa tendera, por duke i ndenjur në kokë kryetari i bashkisë.
Në Lushnje, kanalet jo të gjithë janë të pastër dhe kryetari i bashkisë është në burg se donte të bënte tendera. Çfarë justifikimi mund të ketë që fermerët nuk marrin tokën? Mjetet? Problemi është në kokë, që nuk keni ndezur akoma llambën e alarmit që t'i qëndroni 24 orë mbi kokë kësaj pune. Ju kërkoni fonde, por fondet i prokuroni keq. Keni braktisur fshatin në nevojën e vet më themelore, që e drejta për tokën që punojnë i takojnë atyre sipas ligjit.

