Në piceri pas orës policore, pronari gjobitet me 1 mln lekë dhe klientët më 10 000 lekë
Policia e Vlorës ka gjobitur një biznes piceri në lagjen “Lef Sallata”, për shkak të mos respektimit të masave anticovid.
Atij i janë vendosur 1.000.000 lekë gjobë si pronarin e lokalit, si dhe 10 000 lekë për 5 klientë që u gjendën në këtë piceri.
''Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, kanë konstatuar një subjekt (piceri) që qëndronte i hapur në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit. Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. L., si dhe 10 000 lekë për 5 klientë që u gjendën në këtë subjekt për mosrespektim të orës policore.'' - njofton policia.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
