Rama: Nga 61 bashki, në 47 bëhen prokurimet vetëm me 1 operator, shkelësit do t'i çojmë para SPAK-ut
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me Kryetarët e Bashkive u shpreh se nga analiza e procedurave të zhvilluara nga bashkitë për prokurimet publike, rezulton se nga 61 bashki, 47 prej tyre, në procedura kanë vetëm një operator ekonomik.
Rama tha se raste shkeljesh nga dënimi me gjobë do të kalohet në denoncime, në rastet kur shkeljet për tendera korruptiv bëjnë një rast të tillë, por jo që PS, që të shkojë para SPAK për të dhënë shpjegime.
Rama: Nga analiza e procedurave të zhvilluara nga bashkitë për prokurimet publike, rezulton se nga 61 bashki, 47 prej tyre, në procedura kanë vetëm një operator ekonomik. Pavarësisht se procedura është e hapur teorikisht. Po kështu nga hetimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe kontrollet e KLSH-së, rezulton se pas hetimit administrative të 136 procedurave nga bashkitë, janë konstatuar përzgjedhje të pajustifikuara të procedurës së prokurimit me negocim, pa shpallje paraprake të kontratës, probleme në përllogaritjen e fondit limit, vendosje e kritereve të veçanta, pra qepje me porosi, kualifikim dhe shpallje të fituesve të një operatori ekonomik që ka plotësuar kriteret. Si rezultat janë dënuar 126 punonjës dhe masë disiplinore 62 punonjës.
Ju njoftoj se nga dënimi me gjobë do të kalojë në denoncime, në rastet kur shkeljet për tendera korruptiv bëjnë një rast të tillë, kushdo qoftë prej jush, por jo unë dhe PS që të shkojë para SPAK për të dhënë shpjegime. Problematikat kryesore që kanë nevojë që të adresohen në paketën e re ligjore, pa asnjë tolerancë dhe do të monitorohen dhe trajtohen pa asnjë tolerancë janë e para rritja e menjëhershme dhe e qëndrueshme e konkurrencës, pjesëmarrja e operatorëve ekonomik shumë e lartë, rritja e përgjegjshmërisë dhe autoriteteve kontraktorë. Planifikim në kohë dhe në cilësi që të shmanget procedura me negocim pa shpallje paraprake, një kancer që prej disa vitesh i kemi larguar në qeverinë qendrore ndërsa vendore vijon që të hajë lekë, çdo përdorim abuziv do të konsiderohet i paligjshëm të gjithë procedurat me negocim pa shpallje do i nënshtrohen hetimit administrativ. Me paketën e re ligjore, titullarët e Bashkive janë përgjegjës direkt për mirëmenaxhimin apo keqmenaxhimin përmes procedurave për tender, puna juaj do të matet me procedurat e tenderimit që janë numri i pjesëmarrjeve, vlera e kursyer në paratë e bashkisë, realizimi i kontratavedhe kufizimi i tenderave me negocim pa shpallje do i çohet SPAK

