Miratohet paketa e re e prokurimit publik, Rama i jep 3 sugjerime kryebashkiakëve
Një tjetër paralajmërim për kryebashkiakët ka dhënë kryeministri Edi Rama. Ai tha se të mos përzihen me probleme të prokurimit publik sepse do ta pësojnë.
Në fjalën e tij, kryeministri njoftoi se është miratuar dhe ka hyrë në fuqi paketa e re, e cila ka si qëllim rritjen e efiçencës së sistemit.
Zoti Rama gjithashtu ka dhënë 3 sugjerime për kryebashkiakët e secilës bashki.
"Është miratuar dhe sapo ka hyrë në fuqi paketa e re e prokurimit publik. Paketa e re përmirëson ndjeshëm kuadrin rregullator të prokurimit publik në Shqipëri dhe krijon presimat optimale për rritjen e efiçencës së sistemit. Paketa e re synon ët rrisë integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces esencial të makinerisë shtetërore, si dhe mbështet fuqinë e mekanizmave monitoruse dhe ndëshkues për shkelje të konstatuara.
Unë ju sugjeroj:
-të mos përziheni me proceset e prokurimit publik;
-të mos influenconi me pushtetin tuaj në favorizimin e njërit të dëm të tjetrit;
-mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re të ketë gjithë mbështetjen time dhe të PS-së," tha Rama.
