Rama përjashtoi Fatos Tushen, Basha: Mund të bësh koka turku, por peshku qelbet nga koka
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas përjashtimit të Fatos Tushes nga Partia Socialiste. Kryeministri Rama gjatë takimit me kryebashkiakët ditën e sotme njoftoi pushimin nga puna dhe përjashtimin nga strukturat e PS-së të kryenashkiakut të Lushnjes.
Basha shprehet se Rama mund të lajë duart me një kryebashkiak apo të bëjë koka turku por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka.
"Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!," thuhet në postimin e kryedemokratit.
Postimin e tij, Basha e ka shoqëruar edhe me një foto në ët cilën Shqipëria renditet e dyta në botë për nivelin e ryshfetit.
Rama u shpreh se shkarkimi dhe përjashtimi i tij janë masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit, rezulton i pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tij.
