Tendera pa garë, 145 çështje të ankimuar në KPP, kryeson Tirana me 58% të rasteve

Ora News ka denoncuar përgjatë një viti tenderat e kryera me kritere të çuditshme, skualifikimin e kompanive me vlerë më të ulët, por dhe për procedura pa garë.

Por edhe në muajin janar-shkurt dhe mars rezulton se institucionet nuk kanë hequr dorë prej tyre, teksa as SPAK dhe as Kontrolli i Lartë i shtetit nuk kanë kryer hetime të thelluara për të ndaluar fenomenin.

Në tre muajt e parë të këtij viti 145 tendera janë ankimuar në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Madje Tirana zë vendin e parë me plot 84 raste të ankimuara. Pra më shumë se gjysma e të gjitha bashkive së bashku.

Në vend të dytë renditet Shkodra me 17 raste e më pas Elbasani dhe Vlora me nga 11 raste.

Performancën më të mirë duket se e ka pasur Berati dhe Gjirokastra me vetëm nga 1 ankimim.

Kompanitë kanë kërkuar ndryshimin e vendimeve të marra nga autoritetet prokuruese në 41 raste të pranuara për tu shqyrtuar dhe i kanë konsideruar të padrejta kriteret e vendosura dhe në 30 raste është prapësuar vlerësimi i ofertave.

KPP bën të ditur se deri në mars ka ngritur 15 padi, nga të cilat 13 janë në gjykatë themeli, prej të cilave 4 janë rrëzuar.

Gjykata Administrative ka detyrimin të vendos brenda 45 ditëve për 11 paditë të cilat janë në proces ndërsa raporti bën të ditur se 9 janë kërkesa për masë sigurie.

Përveç padive lidhur me vendimet e ankimuara të KPP-së, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Komisioni i Prokurimit Publik është palë e paditur në 2 procese gjyqësore nga ish-punonjës.

Por edhe pse SPAK ka një vit që është ngritur dhe pse i ka konsideruar prioritet tenderat e prokurimet sërish nuk ka një rast të hetuar apo për të cilat është mbyllur hetimi.

Tendera pa garë, 145 çështje të ankimuar në KPP,