Me drogë me vete, belgu dhe polaku arrestohen në Qafë Thanë e Kakavijë
Dy shtetas të huaj një belg dhe një polak kanë rënë në prangat e policisë në pikën e kalimit Qafë Thanë dhe Kakavijë.
Policia bën me dije se shtetasit e huaj janë kapur duke transportuar lëndë narkotike.
Nga kontrolli i automjetit tip “BMË” që drejtohej shtetasi belg M. Ë., 21 vjeç, banues në Belgjikë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Ë., 37 vjeç, banues në Poloni.
Gjatë kontrollit të ushtruar në motoçikletë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë dhe DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.
