Tyson Fury infektohet me covid, shtyhet dueli i tretë ndaj Wilder
Dueli i shumëpritur Tyson Fury-Deontay Wilder, për titullin botëror për peshat e rënda që ishte programuar më 24 Korrik në Las Vegas, nuk do të zhvillohet.
Kjo sfidë mes dy boksierëve të famshëm ishte në dyshim për rritjen e rasteve me covid-19 por siç mësohet tashmë edhe vetë Tyson Fury ka rezultuar pozitiv në teste duke shtyrë kështu përfundimisht duelin e tretë mes tyre për titullin botëror WBC.
Në dhjetor të 2018 dy boksierët u ndeshën dhe ndeshja u mbyll me një barazim që shkaktoi polemika teksa në 2020, në shkurt Tyson Fury arriti ta mposhtë amerikanin dhe takimi I 24 Korrikut ishte sfida e së vërtetës me dy gjigantëve të boksit.
BBC raportoi se kampioni britanik, Fury ka rezultuar me covid-19 në testet e kryera së fundmi, edhe pse nuk është bërë publik si lajm ku bashkë me të edhe disa të afërm të tij u infektuan ndaj dhe më 24 Korrik nuk do të mbahet dueli i shumëpritur.
Gjasat janë që takimi që do të vendosë kampionin e botës për peshat e rënda, të riprogramohet për në muajin tetor dhe një shtyrje e tillë do të vonojë edhe duelin e dueleve, atë të Furyt ndaj Anthony Joshua për unifikimin e titujve botërorë, WBA, IBF e WBO.

