U kap duke trafikuar 12-vjeçarin nga Bathorja, arrestohet gruaja në Sarandë

Vetëm pak orë pas gjetjes së 12-vjeçarit Ronaldo. T, i cili ishte larguar nga shtëpia prej dy ditësh policia njofton se ka vënë në pranga një grua 50-vjeçare, e cila u kap duke e trafikuar të miturin.

"Nga Specialistë  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases  B. M, 50 vjec, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, pasi në orën 14.30 të datës 06.07.2021 në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjec, nxënës i klasës së gjashtë, banor në  lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë" njoftoi policia.

Materialet  iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.

I mituri u gjet sot në Sarandë nga policia dhe iu dorëzua babait të tij, i cili e bëri dhe mediatike humbjen e djalit.

Dhe si duket frika e këtij u provua me arrestimin e 50-vjeçares, pasi për mediat ai kërkoi ndihmë për gjetjen e djalit me dyshimet se ja kishin marrë për trafikim.