Nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit, sot ulet avioni i parë me udhëtarë nga Zvicra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2021, 08:49
Këtë të premte, 9 korrik kanë nisur fluturimet e para nga aeroporti i Kukësit.
Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të kryhet nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines.
Rama e cilëson portën e dytë të qiellit të Shqipërisë për fluturime komerciale, teksa uron një të premte të mbarë.
"Mirëmëngjes dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar "ZAYED-Flatrat e Veriut", ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë," shkruan Rama në Facebook.
