Kishte vendosur 90 shezlongë dhe 45 çadra pa leje, procedohet penalisht vlonjati

Procedohet penalisht një person në Vlorës, për shkak se kishte zënë hapësirë plazhi pa leje.

Shtetasi D. K., 44 vjeç, banues në Vlorë,  kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 90 shezlongë dhe 45 çadra pa lejen e organeve kompetente.

''Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit "Bregdeti ynë", nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi D. K., 44 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 90 shezlongë dhe 45 çadra pa lejen e organeve kompetente.'' - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.