‘Euro 2020’/ Italia 2-1 kundër Spanjës, mesazhi për Raffaella Carra-n

Në një lidhje me “Skype” në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, gazetari Uvil Zajmi, është shprehur se Italia do të fitojë kundër Spanjës, dhe sipas tij rezultati do të jetë 2-1.

Më tej ai ka thënë se  Italia ka mbështetje të madhe nga i gjithë populli, teksa shton se në ndeshjen e sotme do të jepet një mesazh për Raffaella Carra-n.

"Italia vjen pasi ka eliminuar ekipe të forta siç është Belgjika, dhe kjo ia shton optimizmin, i jep garanci dhe siguri skuadrës, pastaj si rrallë herë në këtë eveniment si rrallë herë, ka pasur një lloj harmonie. Me Italinë janë bashkuar, futbollistë, gazetar, trajnerë dhe një popull I tërë. Sot do të jepet edhe një mesazh për Raffaella Carra-n, që është një personazh i lidhur me jetën tonë. Pra Italia është një skuadër e favorizuar.  Italia fiton sot 2-1."