Kreu i KLP-së: Në vitin 2016 me reformën rithemeluam sistemin e drejtësisë, e depolitizuam
Genti Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke folur në konferencën “Forcimi i drejtësisë penale” tha se reforma në drejtësi solli depolitizimin e sistemit të drejtësisë.
Sipas Ibrahimit, që të funksionojë mirë sistemi i drejtësie ai duhet të qeveriset mirë dhe shtoi se Reforma në Drejtësi në vitin 2016 nuk ishte thjeshtë një përpjekje teknike, por rithemelim i drejtësisë.
Ibrahimi: E kam thënë disa herë se reforma e vitit 2016 mund të karakterizohet në disa mënyra, por një ndër më të saktat është depolitizimi i sistemit të drejtësisë. Reforma shënjoi një dorëheqje të mirëfilltë të politikanëve nga detyrat në fushën e drejtësisë. Për vite më parë ministri i Drejtësisë ishte administrator, inspektor i gjykatave. Në prokurori kompetencat e qeverisë ishin të përqendruara te prokurori i përgjithshëm. Ai zgjidhej dhe shkarkohej me shumicë të thjeshtë nga parlamenti që e ka çdo kryeministër. Prokurori i përgjithshëm shërbente pa një afat kushtetues edhe në kushtet e mungesës së plotë të llogaridhënies.
Që të funksionojë mirë sistemi i drejtësie ai duhet të qeveriset mirë. Mendoj se ka energji dhe fuqi të madhe edhe te proceset e tjera si koordinimi, informimi, emërimi i funksionarëve të lartë të sistemit të drejtësisë. Këto janë ende aty ku duhet të jenë në duart e politikanëve. Por ama nuk është i pakushtëzuar, vjen me kostot që e kalojnë shumicën e thjeshtë. Reforma në drejtësi në vitin 2016 nuk ishte thjeshtë një përpjekje teknike. Ne bëmë shumë në vitin 2016, e rithemeluam sistemin e drejtësisë. SPAK është një specie e veçantë. Është një operator i sistemit të drejtësisë penale. Kushtetuta e ka konsideruar SPAK si një organ të pavarur.

