Hakimi zyrtarisht një lojtar i PSG, firmos deri në 2026. Interi mbush arkën

Achraf Hakimi mbyll aventurën me Interin për të nisur zyrtarisht një të re në Francë me Paris Saint Germain. Mbrojtësi maroken ishte lojtari më i kërkuar dhe zikaltërit ishin të detyruar të shisnin një futbollist për t’i dhënë frymëmarrje bilancit i cili ka pësuar goditje të madhe për shkak të pandemisë.

Hakimi firmosi deri në vitin 2026 me PSG dhe shkon për të kompletuar një skuadër që ishte me yje dhe bëhet akoma me më shumë yje duke patur parasysh se Ramos dhe Donnarumma do të jenë në radhë pas tij për të firmosur.

Interi do të arkëtojë 68 mln Euro për shitjen e mbrojtësit maroken të blerë një vit më parë nga Dortmundi për 40 mln Euro teksa plusvalenza ose fitimi në bilanc do të jetë diku te 30 mln euro për kampionët e Italisë.

3 milionë të tjera bonus që janë në klauzolën e lojtarit lidhen me numrin e ndeshjeve apo me fitimin e trofeve të Hakimit me PSG ndërsa tani Interi duhet të nisë punën për ta zëvendësuar sa më parë.