Gjysmëfinalja e “Euro 2020”/ Çabeli: Danimarka surprizë, i befasuar nga Franca e Gjermania
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, doktori Andri Çabeli, ka komentuar ndeshjet në gjysmëfinale.
Sipas tij, Danimarka është surprizë e bukur e këtij kampionati, teksa shton se ka mbetur i befasuar për eliminimin e Francës dhe Gjermanisë.
“Danimarka është surprizë e bukur e këtij kampionati evropian, madje na dha një mesazh të gjithëve që si të ringrihemi pas një moment të vështirë ndeshjen e parë për shkak të problemit që i ndodhi shokut të Skuadrës, humbën dhe me Belgjikën, bën ndeshje spektakolare me Rusinë, dhe pastaj në të dyja ndeshjet pas fazës së grupeve, kanë bindur në kohë dhe në rezultat dhe për mendimin tim është surprizë e bukur që Danimarka është në gjysmë finale. Për sa i përket ndeshjeve, për mua është surprizë që Franca nuk është në gjysmë finale, por edhe Gjermania.”
