Në "arrest shtëpie" për trafik droge, si tentoi ish-polici ti arratiset policisë duke u hedhur nga kati i dytë

Një nga 28 të arrestuarit përt trafik droge drejt Italisë ka mbetur i lënduar. Ora News mëson se ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i dënuar për trafik droge është arrestuar në banesën e tij ku ndodhej në masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Mëngjesin e sotëm Lelaj ka qënë në banesën e tij në lagjen 'Karabash' të Vlorës teksa ka parë efektivët e policisë është hedhur nga kati i dytë i banesës duke pësuar fraktura në këmbë. Pas kësaj ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas trasportuar në spitalin e Tiranës.

 

U lirua pas 3 viteve burg

Ai u dënua me 15 vite burg si organizator i trafikimit të 2.5 tonëve kanabi drejt Ankonës në 2017. Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke kryer 1 të 3 e dënimit teksa më pas Apeli i ka ulur sërisht dënimin me 3/4. Ai ka kryer rreth 3 vite burg dhe më pas është lënë në "arrest shtëpie" duke u ndryshuar masa e sigurisë.

Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, akuzohej nga prokuriria e Krimeve të Rënda edhe për një ngarkesë tjetër droge me rreth 350 kg kanabis të dërguar në vitin 2014 nga Porti i Vlorës drejt brigjeve Italine.

Në atë kohë, Lelaj ishte efektiv në Pikën e Kalimit Kufitar të Vlorës dhe sipas organit të akuzës, dyshohet se lëndën narkotike rreth 350 kg kanabis e ka kaluar në bashkëpunim edhe me shtetasit Aurel Laze dhe Skënder Siqeca nga porti i qytetit bregdetar.