Çipa: Ristrukturimi i policisë alibi, nuk do sjellë gjë, duhen reforma dhe strategji afatgjata
Në një intervistë për RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa u shpreh se në raport më trafikun e qenie njerëzore, ka një rënie të renditjes së vendit tonë.
Çipa tha se beson se është një alibi çështja e strukturimit të policisë së shtetit dhe se nuk pret që të sjellë ndryshimin e pritur, pasi ka nevojë për një analizë të thelluar në çdo sektor.
Çipa: Në raport më trafikun e qenie njerëzore, ka një rënie të renditjes së vendit tonë. Ne më parë kemi pasur pozicioni më të lëvdueshme. Besoj se do të kemi edhe raporte të tjera, sidomos raport kundër krimit të organizuar dhe që vijnë kryesisht nga BE-ja për të drejtat e njeriut dhe nivelin e drejtësisë. Gjëra të tilla janë parathënë më herët. Unë nga ana tjetër besoj se është një alibi çështja e strukturimit të policisë së shtetit. Nuk besoj se gjëra të tilla do të sjellin ndryshimin e pritur, pasi ka nevojë për një analizë të thelluar në çdo sektor. Reagimet nuk duhet të jenë fushateske. Nuk mund të pritet që të ndodhë një ngjarje si ajo e Velipojës dhe të merren qëndrime të tilla. Duhet një strategji afatgjata.
Në polici një pjesë shumë e vogël u është nënshtruar Vettingut, ndërsa pjesa tjetër nuk e ka bërë. Edhe vetë mënyra ka qenë selektive dhe e dyshimtë. Ka pasur figura që e kanë kaluar këtë proces shumë lehtë. Mendoj se një nga efektet më negative në polici është lufta brenda llojit. Brenda policisë meriton që të ketë një analizë që mbron karrierat e policëve sepse janë edhe një pasuri e vetë shoqërisë, si dhe një mbrojtje nga jeta politika, sepse sa herë ndodh një incident, gjithmonë nxirret keq e vërteta e policisë.
Çipa shtoi se në polici duhet të ketë një reformë të gjithëhershme, jo një reformë për shkak të një ngjarje të pazakontë.
Çipa: Në polici duhet të ketë një reformë të gjithëhershme, jo një reformë për shkak të një ngjarje të pazakontë. Duhet të ndërtohet një vizion i përhershme. Është kritike në këtë situatë, të rikthehen disa metoda që janë tehuajzuar tashmë. Ka pasur edhe më herët disa tentativa, në kohën e z. LLeshaj për ushtarakizimit të policisë, por jnë gjë e tillë nuk i shkon demokracisë së vendit, duke hequr nuancat e shtetit në shërbim të qytetarit, dhe e vë nën kontroll qytetarin.
