Rama: Ne do ta çojmë Fan Nolin në Amerikë dhe shqiptarët do t’i sjellim direkt në Shqipëri

Rama: Ne do ta çojmë Fan Nolin në Amerikë dhe

Gjatë nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Kryeministri Edi Rama ka thënë se  pistat e Vlorës do të jenë të tilla që fluturimet New York- Shqipëri të jenë të realizueshme.

Kreu i qeverisë tha se do të çojnë Fan Nolin në Amerikë në mënyrë që ti sjellin qytetarët direkt në Shqipëri pa qenë të detyruar që të rrinë në aeroporte të tjera.

Lajmi i bukur sot është që pista e Vlorës dhe të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet New York-Shqipëri të mos jenë vetëm New York-Tiranë por edhe Vlorë -New York sepse unë e kam thënë dhe nuk i ndahem gjërave që them. Ne do ta çojmë Fan Nolin në Amerikë dhe shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika direk në Shqipëri pa qenë të detyruar të rrinë në aeroporte të tjera. Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i turistëve do të rritet. Nuk janë vetëm këto porta nga qielli, por janë dhe katër porte të tjera nga deti. Baca Behgjet qesh kur dëgjon këta injorantët. Por injorantët insistojnë që Shqipëria nuk ka nevojë për aeroporte, por për bukë. Por e para shqiptarët nuk kanë vuajtur për bukë që nga koha e Skënderbeut, por përtej kësaj aeroportet janë fabrika e bukës”, tha Rama.

EMISIONET